Samsung shkatërron iPhone me reklamën e re

38

Samsung e ka kthyer Apple 10 vjet prapa dhe e “ka lënë aty”, në një reklamë të re.

Prej pritjes në shi për celularin e ri, e deri tek rënia e celularit iPhone në ujë dhe pastaj futja e tij në oriz, Samsung ka ‘goditur’ Apple me reklamën e re.

Reklama, e titulluar “Growing Up” (Rritja), shfaq një fans të iPhone që përmirëson celularin e tij gjatë një periudhe 10 vjeçare, duke filluar prej vitit 2007, çdo herë duke bërë shaka me problemet e ndryshme që përdoruesit e iPhone i kanë, transmeton Gazeta Express.

Në një pjesë, përdoruesi i iPhone e shtyen në lumë një përdoruese të Samsung, e cila e merr edhe atë me vete, ku pastaj pasi dalin nga uji Samsung vazhdon të punojë, ndërsa iPhone jo.

Reklama përfundon me “upgrade to Galaxy” (Kaloni në Galaxy). Shikojeni reklamën e Samsung: