Rrëfim i sinqertë: Pse femrat i durojnë meshkujt e dhunshëm?

Rrëfim i sinqertë: Pse femrat i durojnë meshkujt e dhunshëm?

150
0
Shperndaje

dhuna_1475406592-4955120Një femër rrëfehet se si ka duruar gjithçka dhe nuk ka mundur ta braktisë mashkullin që ka ushtruar dhunë në të, dhe se si më në fund ka gjetur forcën që të kërkojë diçka më të mirë në jetën e saj.

Rrëfimin e saj e përcjellim në tërësi:

Kur jeni në lidhje me një mashkull të dhunshëm bëheni shumë e mirë në gjetjen e arsyetimeve dhe gjërave pozitive. Nëse ai më grushtonte në stomak, thoja me vete se ka mundur të më godasë në fytyrë, nëse më bënte të dal jashtë në oborr me borë dhe pa mbathje, thoja se ka mundur të më nxjerrë jashtë gjysmëlakuriq. Ashtu kam menduar!

Nuk dëshiroj të flas se si i kam mbledhur forcat që ta braktis atë por dua që të rrëfehem pse e kam duruar gjatë tërë kësaj kohe dhe pas shumë momenteve të dhunshme. Ish burri im tani jeton me një femër tjetër dhe nuk dëshiroj që mllefin që ka me mua ta zbrazë në një person tjetër. Shpresoj se tani nuk është i dhunshëm si me mua, madje nuk besoj se personi që e theu derën me kokën time mund të qetësohet aq lehtë.

Të bëhem e shpejtë dhe e qartë, ish burri im mendon se është një person i mrekullueshëm, i sjellshëm, i mençur dhe i hareshëm. Plot 11 vite edhe unë jam munduar që të bindë veten se ai është ashtu siç mendon. Kur kam qenë shtatëzënë në muajin e gjashtë, kam pasur disa dhembje dhe i pata thënë se kisha frikë. Refuzoi të më dërgojë në spital pasiqë ai nuk mendonte se është diçka serioze. Pasiqë kishte harxhuar të gjitha të hollat tona, kam filluar të ec për pesë kilometra deri tek spitali më i afërt. Nuk dëshiroja të thërras dikë pasiqë nuk doja që ta shikojnë si person i papërgjegjshëm dhe pa ndjenja. Fëmija jonë vdiq menjëherë pas lindjes…

Përsëri ai mendon se është person i mirë. Unë kam gabuar që kam shpresuar kot se ai do të tejkalojë këtë fazë, do të tejkalojë pasiguritë dhe frikat e tij. Ka qenë aq i ashpër me të tjerët, edhepse unë mendoja se me mua është ndryshe.

Ka patur një fëmijëri të tmerrshme dhe më përkujtonte se unë isha gjëja e vetme e mirë që i kishte ndodhur dhe se nëse më humbte, do i shkatërrohej jeta. Kush do të dëhironte t`ia shkatërrojë jetën tjetrit? Andaj edhe qëndroja me të.

Lexoni edhe këtë: 7 ushqimet që ju bëjnë edhe më shumë të uritur
E dija që është i dashuruar në një femër tjetër, e pëshpëriste emrin e saj derisa ishte në gjumë. Gjatë tërë kohës më provokonte me tregime për të, dhe se si është dashur të martohet me të e jo me mua.

Edhepse e urreja jetën time, nuk mundesha ta pranoja se burri im nuk më ka dashur asnjëherë. Ngela me personin që nuk më dashuron për shkak se frigohesha nga alternativa. Isha depresive dhe kisha mendime për vetëvrasje por nuk mund ta lija jetën e prishur që e njihja me një jetë të panjohur dhe të vetme.

Në kokën time fantazoja që ta braktisja, ëndërroja se si e kap në flagrancë dhe si i them “Mbaroi, unë do të shkoj sa më larg”.

Ai kurrë nuk më ka zgjedhur mua, gjithmonë ka zgjedhur femrat tjera. Përfundimisht, arsyeja që ika ishte se më la pa të holla, e jo tradhëtitë e tij dhe lojërat mendore që i luante me mua.

Kur i tregova se do të ikja, më tha “kujt i intereson?”,pastaj filluan muajt e mundimeve, shpërnguljeve dhe kthimeve mbrapa, gënjeshtrat e tij para njerëzve se unë isha shtatëzënë e shumë mundime të tjera. Por unë e kisha vetëm një gjë në mendje, se unë i vlej më shumë, jo për të tjerët por për veten time.

Qëllimi i këtij shkrimi është se nuk kam gërryer më thellë se sipërfaqja e atij njeriut. Me persona të tillë nuk mund të bashkëjetohet, ndërsa në botë ka shumë femra që kanë frikë të mendojnë alternativë ndaj bashkëjetesës me një person të dhunshëm. Njerëzit që jetojnë në lidhje të dhunshme duhet të dinë se çfarë të ndërmarrin dhe çfarë mendon bota për ta. Njëherë burri im, pasiqë i thashë se do ikja, më tha se do të bënte vetëvrasje, andaj mos i paragjykoni personat që nuk kanë guximin të ikin nga persona të tillë sepse asnjëherë nuk do të mund ti dini arsyet e frikës.

Personat që kanë martesa të tilla duhet të përkrahen dhe mos të paragjykohen, duhet t`u kthehet vetëbesimi se vlejnë diçka më tepër dhe duhet të jenë të guximshme për ta dëshmuar atë./femra/