Ronaldo, sërish baba; Georgina lind vajzë

24

Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të katërt dhe këtë e ka shpërndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Asi portugez ka shpërndarë përmes Instagramit lajmin e gëzueshëm.

“Alana Martina sapo erdhi në jetë. Si Alana, ashtu edhe Geo janë shumë mirë”, shkruan ai në postimin e tij.

Postimi shoqërohet me një foto, ku në shtrat shfaqet e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez dhe djali i tij, Cristianinho.

A Alana Martina acaba de nascer! Tanto a Geo como a Alana estão muito bem! Estamos todos muito felizes! ❤️

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on