6:38 am - Tuesday June 18, 2013

Rona Nishliu: Jam e vetmja nga Kosova në RTSH, synoj kupën

Është e vetmja këngëtare nga Kosova që do të konkurrojë në Festivalin e fundvitit në RTSH. Ndryshe nga edicionet e tjera, duket se kosovarët kanë braktisur këtë festival, që të çon drejt “Eurosong-ut”, përveç Rona Nishliut.
Rona përshëndetje, çfarë jeni duke bërë për momentin?
Përshëndetje! Për momentin po pi një kafe.
Jeni e vetmja këngëtare nga Kosova në listën e konkurrentëve te Festivali i RTSH-së?
Po, fatkeqësisht!
Mendoni se do ia arrini qëllimit, pra fitores?
Patjetër që do të arrij qëllimin tim edhe kësaj radhe. Unë gjithmonë i arrij qëllimet e mia.
Rona, në një intervistë për gazetën “Panorama” patët deklaruar se e keni ëndërr që të përfaqësoni “Shqipërinë e Madhe” në “Eurosong”. E keni ende këtë ambicie?
Më shumë e preferoj Shqipërinë e Madhe, sesa “Eurosong”-un…
Cilët janë bashkpunëtorët e këngës dhe a mund të na thoni diçka më shumë rreth saj?
Rregullat e festivalit nuk më lejojnë t’ju jap informata të kësaj natyre.
Disa këngëtarë të tjerë shqiptarë janë konkurrentë nëpër festivale në shtete tjera për “Eurosong”. Mendoni se shqiptarët kanë kapacitet për përfaqësim të bindshëm?
Guri peshon më rëndë në vendin e vet.
Përveç rikthimit te Festivali në RTSH, me çfarë projektesh po merreni? Mund të na zbuloni detaje të projekteve të reja?
Aktualisht  po punoj me videon e këngës sime më të re. Projektet e tjera le të mbesin befasi për opinionin e gjerë.
Nëse do të kishit fituar çmimin e parë, na tregoni emocionet që do i kishit në ato momente dhe cfarë do ishit duke përgatitur për paraqitjen në Azerbajxhan?
Me siguri do të më rridhnin lotët nga gëzimi. Sa i përket Azerbajxhanit, do të mundohesha të përfaqësoja sa më denjësisht kulturën shqiptare. Shfrytëzoj rastin që përmes kësaj interviste t’u uroj të gjithë shqiptarëve, anë e kënd globit, festat e fundvitit.

Filed in: SHOW BIZ

No comments yet.

Leave a Reply