Rexhep Meidani, kryeministër i Qeverisë teknike?

Rexhep Meidani, kryeministër i Qeverisë teknike?

158
0
Shperndaje

Rexhep-Meidani_2

Për gazetën “Koha Jonë” kriza qeveritare nuk ndalon. Sipas gazetës së drejtuar nga Nikollë Lesi, dimri nuk do ta kapë këtë qeveri dhe vendi do të drejtohet nga një qeveri teknike.

Madje gazeta shkon edhe më tej me spekulimet duke zbuluar edhe emrin e kryeministrit e qeverisë teknike. Sipas “Koha Jonë”, ai do të jetë ish-presidenti Rexhep Meidani.

Sipas burimeve të kësaj gazete, Meidani pranohet si nga PD-ja, ashtu edhe nga disa deputetë të Partisë Socialiste.

Por se si vendi do të shkojë me qeveri teknike, këtë “Koha Jonë” nuk e shpjegon dot. Qeveria teknike duket më shumë si një dëshirë e Nikoll Lesit që kohët e fundit është afruar ndjeshëm me LSI-në.

Shperndaje