Rama ka dy ditë që del në TV, por askush nuk e ka vënë re detajin e veçantë

54
REKLAMA

Kryeministri Edi Rama ka dale ne terren prej dy ditësh per te ndjekur vete nga afer situaten e permbytjeve sidomos ne zonen e Jugut ku eshte edhe deputet i Vlores.

Dje në drekë, kreu i qeverisë ishte i pranishëm në një zonë problematike si Ura e Mifolit në qytetin e Vlorës. Ajo që bëri përshtypje ishte xhupi i Edi Ramës, i cili i përkiste skuadrës së Bayern Munchen.

Ndërsa sot, teksa viziton fshatin e Ferrasit në Fier, ku në orët e mëngjesit Forcat e Armatosura evakuuan 20 banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Sot kryeministri u shfaq sërish me një xhup skuadre, dhe zgjodhi ekipin e tij të preferuar Juventusin.

REKLAMA

“Të siguroheni i dashur që nuk vazhdon më kjo histori, mos kini merak,” iu drejtua kreu i qeverisë një banori të Ferrasit.

REKLAMA