Rama ‘dhëmbë për dhëmbë’ me komentuesit E paske futur Milanin në fund...

Rama ‘dhëmbë për dhëmbë’ me komentuesit E paske futur Milanin në fund të kazanit…mos udhëtoni vetëm natën! (Foto)

323
0
Shperndaje

1

Në përfundim të punimeve të Asamblesë kombëtare të PS-së, një prej strukturave më të rëndësishme vendimmarrëse të partisë në pushtet, kryeministri Rama është ndalur seriozisht në ngjarjen e ditës, atë të protestës së shoqërisë civile që u mbajt përpara Kryeministrisë, kundër importit të mbetjeve në vend.

Me njëherë pas kësaj proteste kryeministri reagoi nëpërmjet një statusi në Facebook, duke i konsideruar se të gjithë qytetarët që kishin dalë sot në protestë ishin në gabim, pasi qëllimi i vetëm i këtij ligji është një Shqipëri më e pastër dhe aspak përfitime të mafia me qeverinë shqiptare. Por mesa duket kryeministri nuk është mjaftuar me kaq.

Një lum komentesh poshtë këtij statusi ka bërë që Rama ta marrë më seriozisht ‘ngritjen në këmbë’ të popullit për një ligj që tashmë është miratuar në Kuvend dhe të argumentojë në çdo koment arsyen që e çoi qeverinë në miratimin e një ligjit që edhe në 2013 ka qenë në qendër të debateve dhe që qeveria e majtë e shfuqizoi. Në një vëzhgim të bërë në këtë status, i cili ka marrë mbi 300 komente, “Gazeta Express”  ka përzgjedhur disa nga komentet më pikante dhe që sigurisht kanë marrë përgjigje po aq pikante nga kryeministri Rama.

1

Picture 1 of 11