Publikohen mesazhet: Bes Kallaku i kujton Benardin, ja si reagon Xheni

24
REKLAMA

Ndonëse pas ndarjes nga Benardi, ish-banorja e “Big Brother”, Xheni u rikthye në Itali, ajo vazhdon t’i ndjekë emisionet dhe spektaklet në Shqipëri ku mbrëmjen e djeshme ka postuar disa video ku shfaqej duke ndjekur festivalin “Kënga Magjike”.

Në shumicën e videove shfaqeshin momentet e humorit të Bes Kallakut të cilin Xheni edhe e kishte etiketuar në video.

REKLAMA

Pasi ka parë postimin e ish-banores, Besi i ka shkruar: “Hahaha flm”, ndërsa Xheni ja kthen “Je më i miri”. Por biseda nuk është mbyllur me kaq pasi Besi me përgjigjen e tij i kujton edhe Benardin duke përmendur Laçin. “Të ruajt Zoti, edhe unë e kam qejf shumë dialektin tënd, shqip e italisht bashkë, si me qenë prej Laçi”, i shkruan Besi.

“Hahaha faleminderit Bes. Të ruajt Zoti edhe ty e vazhdo kështu siç je bashkë me Xhensilën”, i përgjigjet Xheni ndërsa Besi ja kthen: “Flm Xhen, edhe ne të kemi ndjek e të dasht aty ku ke qenë”.

Bisedën me Besin e ka publikuar vetë Xheni në Instagram e cila e ka shoqëruar postimin me një emoji zemër dhe një tjetër me sytë me zemra duke treguar kështu simpatinë dhe mirënjohjen që ka ndaj aktorit të humorit./xing.al

REKLAMA