Prodhonin imitime të makinave Ferrari e Lamborghini, arrestohen tre persona VIDEO

24

Nuk ndodh shpesh të shihni në rrugë një Ferrari apo një Lamborghini dhe të mendoni se janë imitime, por ja që ka edhe kështu.

Policia spanjolle arrestoi në Sils, pranë Girona, tre persona të cilët akuzohen për prodhim kopjesh të falsifikuara të makinave të famshme të markës Ferrari dhe Lamborghini. Në garazhin e tyre janë sekuestruar 14 makina që ishin duke u transformuar.

Hetimi që solli këto arrestime filloi kur në qytetin Benidorm, ku ishte zbuluar një Ferrari falso, i realizuar në shkelje të patentave industriale të markës së Maranello-s. Falsifikatorët e Sils, prodhonin automjete supersportive të luksit duke transformuar pamjen e makinave të thjeshta dhe më pas i shisnin si të përdorura në internet./ opinion.al