6:13 am - Wednesday June 19, 2013

Prej 4 marsit Televizioni Klan vjen me HD, i pari televizion në Evropën Juglindore me 24 orë transmetim

Prej katër marsit, TV kombëtar Klan do të transmetojë me fjalën më të fundit të teknologjisë në fushën televizive, teknologjinë HD. Një zgjedhje dhe zgjidhje për publikun, që sigurisht e ofron media më e fuqishme kombëtare, që si gjithnjë gjen jo vetëm momentin por dhe produktin e duhur për të dëshmuar dimensionin e saj.Drejtori i Përgjithshëm i “Media 6” Aleksandër Frangaj flet mbi risitë që sjell ky transmetim HD prej katër marsit duke e shndërruar TV kombëtar Klan në një prej televizioneve që në këtë fushë, udhëheqin garën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europën Juglindore. Të dielën X Factor transmetohet në HD dhe nga e hëna 5 Mars, zhvillimet janë edhe më impresionuese, pasi nuk bëhet më fjalë për një apo dy programe HD.HD do të thote video me një rezolucion, në mënyre domethënëse më të larte krahasuar me sistemin tradicional të televizionit. Rezolucion i imazhit është termi që përshkruan detajet që përmban imazhi. Rezolucioni më i lartë garanton imazh më të detajuar, çfarë do të thotë perfeksion në figurë.Një TVqë ka shumë të thote për sa i takon progresit që ka shënuar në 15 vite që prej themelimit. Me cilësi produksionesh, me stafe profesionistësh, që tashmë u vjen në ndihmë teknologjia HD jo vetëm në prodhim, por dhe transmetim. Gjithçka keni parë në Klan tashmë do të shihni ndryshe, me cilësinë më të mirë të figurës, që ofron vetëm sistemi HD. Jo vetëm kaq, Klan ka menduar ta sjellë atë si dhuratë për teleshikuesit, pa pagesë.Por planet e kësaj kompanie të madhe mediatike, nuk mbyllen këtu….janë ambicioze edhe për shkak se inspirohen nga njerëz që e duan atë çfare bëjnë. Drejtori i Përgjithshëm Aleksandër Frangaj flet për sfiden e radhës.Ju ftojme të bëheni pjesë e pranverës së Klan, që ju ofron gjithë shkëlqimin e saj dhuratë, në një transmetim 24 orënë 24, në HD, fjala e fundit e teknologjisë televizive. / tvklan.al

Filed in: TEKNOLOGJI

No comments yet.

Leave a Reply