Prag tragjedie, shoferi i kamionit u “fal” jetën fëmijëve – VIDEO

39

Një video e filmuar në një zonë rurale në Norvegji tregon pamjet e një aksidenti të mundshëm, që nëse nuk do të ishte për reflekset e shpejta të drejtuesit të kamionit do të kishte përfunduar në tragjedi.
Pamjet e filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë tregojnë një autobus, nga i cili zbresin disa fëmijë. Por ndërsa shumica e tyre presin të largohet autobusi që të kalojnë rrugën, njëri prej tyre nxiton dhe vrapo nga pjesa e pasme e autobusit pa parë nëse po vinte apo jo makinë nga krahu tjetër.
E sapo djaloshi niset, një vajzë paksa më e madhe fillon ta ndjekë për ta ndaluar, në këtë moment një kamion shikohet të vijë nga krahu tjetër i rrugës dhe frenon menjëherë.
Fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pa asnjë të lënduar, por nëse drejtuesi i makinës nuk do të kishte reaguar në kohë, apo në rastin më të keq të kishte tentuar ndonjë manovër tjetër mund të kishte lënduar jo një, por disa fëmijë.