Policia ‘arreston’ Bleona Qeretin…, doli e zhveshur vetëm me mbathje në mes të rrugës

47
REKLAMA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është bërë sot protagoniste e një incidenti që ka tërhequr vëmendjen e policisë amerikane.

Diva shqiptare, e cila duket se ishte lodhur nga puna për një set të ri fotografik, ka vendosur të dalë nga studio ashtu siç ishte, e zhveshur, vetëm më mbathje dhe sutjena.

Ndërsa krahëve kishte hedhur vetëm një peliçe, të cilën e mbante enkas të hapur, që të tërhiqte vëmendjen e kalimtarëve dhe shoferëve të makinave të shumta që po kalonin në rrugë, shkruan Syri.net.

REKLAMA

Qëllimi ishte që të shkonte në një supermarket në anën tjetër të rrugës, ku do të blinte dicka për të ngrënë.

Në njërën prej videove, të cilën vetë Bleona e ka publikuar në Instastory, në profilin personal të saj në rrjetet sociale, ajo shfaqet e pozicionuar në mes të rrugës, me peliçen e hapur, ku dukej sikur po i sfidonte shoferët e panumërt, që po kalonin në atë rrugë të qytetit amerikan.

Por duket se një pamje e tillë ka bezdisur ndonjërin prej tyre, i cili nuk ia ka përtuar ka njoftuar policinë, se një  femër e ‘çmendur’ ka dalë e zhveshur në mes të rrugës.

Dhe në sfond dëgjohet sirena e policisë, e cila ndalon pikërisht pranë Bleonës, bën të ditur Syri.net.

Kaq transmeton kjo video e publikuar nga Bleona, i cila ndoshta nuk ka dashur të na tregojë fundit: pse erdhi policia aty, a e shoqëruan atë në polici, apo thjeshtë e paralajmëruan që të mos bëjë më figura të tilla në publik?. Të gjitha këto pyete me shumë gjasa do të na i sqarojë vetë Bleona në ditët e ardhshme…. /SYRI.net/

REKLAMA