Përfitimet shëndetësore të çokollatës

32
REKLAMA

Nuk është vetëm joshëse por edhe e shëndetshme.

Një nga ato pak ‘mëkate’ që mund t’i lejojmë vetes. Kërkuesit kanë zbuluar se çokollata rregullon qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar; redukton infeksionet, parandalon diabetin e tipit

2, lufton sëmundjet e veshkave dhe demencat…Le të mësojmë pak më shumë… Çokollata mbron nga hemoragjia cerebrale Nga një studim suedez rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemoragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë.

REKLAMA

Përmirëson funksionimin e zemrës Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zermën është aftësia e saj për të luftuar inflamacionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare.

Forcon shikimin Duke qenë se çokollata përmirëson presionin e gjakut, veçanërisht drejt trurit, studimet në universitetin “Reading” hedhin hipotezën se ajo rrit gjithashtu presionin e gjakut drejt retinës, duke e bërë shikimin më të qartë.

Të bën më inteligjent Rritja e presionit të gjakut që shkon drejt trurit, i shkaktuar nga flavanoli që ndodhet në kakao, duket se i bën njerëzit të ndihen më inteligjentë dhe, sipas një studimi britanik, përmirëson aftësitë përllogaritëse.

REKLAMA