Përdhunimi/ Nëna kishte punuar prostitutë, po ‘mësonte’ dhe të bijën

Përdhunimi/ Nëna kishte punuar prostitutë, po ‘mësonte’ dhe të bijën

70
0
Shperndaje

selvie-fier-perdhunim

Zbardhen detaje të tjera tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier ku nëna dhe burri i saj, kanë abuzuar për 6 vjet me të bijën. Selvie Yzeiraj u shfaq sot në gjykatë ku u njoh me masën e arrestit me burg e braktisur nga familjarët.

Edhe pse e vetëdijshme për krimin që ka kryer, ajo e mohoi sot se kishte dijeni për njerkun që përdhunonte të bijën e saj të mitur.

Gjatë marrjes në pyetje ajo kishte pohuar se ishte në dijeni të marrëdhënies dhe abuzimit të njerkut më vajzën e mitur, madje edhe që i kishte parë me sytë e saj në disa raste.

Nga kjo dëshmi hetuesit i thanë se ajo do akuzohej si bashkëpunëtore në krim.

Por mesa duket pas kësaj akuze, ajo ka vendosur të mos flasë më dhe sot e mohoi të kishte dijeni mbi ngjarjen.

Selvie Yzeiraj rezulton e arrestuar disa muaj më parë në qytetin e Durrësit për ushtrim prostitucioni dhe dyshohet se në këtë rrugë do fuste edhe vajzën.

Ajo u arrestua bashkë me të dashurin në banesën e këtij të fundit pasi e bija i akuzoi dhe rrëfeu të gjithë të vërtetën në polici.