Përbindëshi ujor, filmohet në një liqen afër Shqipërisë

30
REKLAMA

Një video e xhiruar nga një peshkatar në liqenin e Badovcit, që është publikuar në një faqe në Facebook që merret me aktivitetin e peshkimit, ka habitur shumë persona, të cilët në rrjetin social kanë shprehur dyshimet e tyre rreth llojit të gjallesës që shihet në video.

Video e postuar në faqen ‘Peshkimi në Kosovë’ shfaq një gjallesë ujore të madhe, e që disa komentues thonë që është disa metra e gjatë. Publikimi i videos në këtë faqe ka nxitur mijëra reagime dhe komente, ndërsa disa prej tyre edhe janë shprehur të frikësuar.

Megjithatë, ka edhe nga ata që thonë se kjo nuk është asgjë e pazakontë.

“Kjo është lundër (vidra). Rritet shumë ku ka peshq për të ngrënë, për një ditë han diku 6-8 kilogram peshk. Ka nëpër të gjithë lumenjtë e Kosovës”, shkruan një nga komentuesit./syri.net

REKLAMA