Pas takimit me Rita Orën dhe Ricky Martin, nuk do ta besoni ç’thotë modelja Adriana Lima

21
REKLAMA

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo u bë temë e nxehtë e mediave rozë me disa imazhe në krah të Conor McGregor, të cilat u komentuan shumë gjatë në Britani të Madhe.

Por, së fundi këngëtarja jonë ishte në një sfilatë të modës të organizuar prej “Victoria’s Angels”, ku është takuar me modelen e fashme, Adriana Lima.

Por, pos me bukuroshen 36-vjerçare braziliane, Rita është takuar edhe me këngëtarin amerikano-latin, Ricky Martin.

Pas këtij takimi, Lima ka shkruar disa rreshta në rrjetet sociale që i ka kushtuar Orës, ku tregon se është fanse e saj.

REKLAMA

Image

“I takova këta shpirtra të bukur mbrëmë. Ishte shumë speciale të takoja këta dy muzikantë të talentuar, fanse e të cilëve jam unë dhe ta ndjeje se sa origjinalë, të sinqertë dhe zemra të bukura kanë. Ishte nder i madh që mu dha mundësia t’ju takoja”, ka shkruar Lima në Instagram.

Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm./syri.net

REKLAMA