Nxirrte të fejuarën për prostitucion, burg për të riun shqiptar

27
REKLAMA

Një ngjarje e rëndë është bërë sot publike per median. Bëhët fjalë për një çift të rinjsh, të fejuar që në moshë të hershme, të cilët janë denoncuar për ushtrim të prostitucionit. I fejuari e nxirrte shtetasen S.T 20 vjeç të prostituonte  duke e orientuar se me cilët klientë duhet të shkonte e në fund të aktivitetit ai merrte paratë.

Ka qënë nëna e vajzës ajo që ka zbuluar ngjarjen tronditëse duke parë të bijën e dhunuar. Si fillim ajo kishte tentuar ti ndante, por vajza kishte shkuar pësëri tek shtëpia e të fejuarit. Më pas motra e saj kishte gjetur disa mesazhe në rrjete sociale midis dy të rinjve, nga të cilat kuptohet qartë aktiviteti që ata zhvillonin. Nënë e bijë kishin denoncuar në polici të fejuarin e vajzës por çifti ishte larguar drejt Italisë.

REKLAMA

Pasi janë kapur në Shqipëri kohë me vonë, çifti ka dhënë deklarata të ndryshme. Vajza me incialet S.T ka pranuar se ushtron prostitucion por jo e ndikuar nga i fejuari. Ndërsa shtetasi tjetër, Albi.Sh ka mohuar tërësisht akuzat.

Megjithatë gjyakata sipas provave ka vendosur që ky shtetas të dënohet për 4 vjet e 8 muaj nën akuzën e shfrytëzimit të protitucionit, ndërsa vajza ka marrë vetëm një gjobë.

Burimi:Panorama

REKLAMA