Nuk do ta besoni se ku po dëgjohet e kërcehet kënga e Ronela Hajatit

23

Këngëtarja joshëse Ronela Hajati numëron hite të shumta, por një prej këngëve që ka bërë shumë jehonë në media ka qënë “A do si kjo”.

Xhirimet për klipin e kësaj kënge krijuan shumë polemika për shkak të veshjeve që figurantët përdorën, të cilat ngjasonin shumë me ato të grupit terrorist Isis e madje ata përfunduan edhe në polici për këtë çështje.

Por gjejeni ku po dëgjohet sot kjo këngë: Pikërisht në Indonezi.

Në një video që Ronela ka postuar dallohen një grup vajzash të mbuluara të cilat kërcejnë nën ritmet e këngës së saj.

“Thuaj po deshe”─ shkruan këngëtarja e lumtur. /xing.al