“Një politikan pagoi një prostitutë 3 mijë euro vetëm për një natë”,...

“Një politikan pagoi një prostitutë 3 mijë euro vetëm për një natë”, rrëfimi i gazetares

63
0
Shperndaje

lala-1-550x242_1475527797-1088305Klodiana Lala, gazetare e cila ka intervistuar në burgun 325 një vajzë që ushtronte prostitucion, e cila i përkiste komunitetit rom dhe e kishte nisur këtë profesion në moshën 13 vjeç.

Më pas e gjendur në kushte të vështira ekonomike e kishte kryer këtë punë se s’kishte asnjë mënyrë tjetër për të siguruar mbijetesën.

“Pagesat ishin qesharake që vazhdonin nga 5 mijë lekë të vjetra. Ajo ka thënë që u detyrua pasi familja i tha që nëse nuk sillte para të dilte te shtëpia. Këtë punë ajo e bënte në ambiente të ndryshme edhe në makinë.

Dënimi në raste të tilla nëse kapesh është 5 mijë lekë.

Këto që kapen janë vunerabël kurse nuk kapen ato që janë prostituta luksi. Në hotele të rëndësishme në Tiranë kryhet prostitucion. Njëra nga vajzat më ka thënë që një politikan më ka paguar 3 mijë euro për një natë”, tha Lala në “Opinion”.