Nëse doni që lidhja juaj të zgjasë sa më shumë, duhet të bëni të paktën këto 4 gjëra sëbashku gjatë ditës!

49

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jeta është e vështirë në të shumtën e rasteve dhe se vetëm dashuria e bën atë të mirë dhe të jetueshme.

Mirëpo është dashuria ajo që vuan nga problemet e përditshmërisë.

Që të forconi lidhjen tuaj dhe të mos bëheni viktimë e zënkave, duhet që ta forconi lidhjen tuaj çdo ditë.

-Shprehi të përbashkëta

Kafe në mëngjes në krevat apo në ballkon? Këto gjëra të vogla e forcojnë lidhjen tuaj prandaj është mirë që këto të bëhen pjesë e përditshme e lidhjes suaj, sëbashku me shëtitjet në natyrë, darkat e përbashkëta dhe gjëra të tjera ku përfshiheni vetëm ju dy.

Thirrje e shpejtë/SMS

Rrini në lidhje edhe kur nuk jeni bashkë, një thirrje e shpejtë apo SMS se si keni kaluar ditën është shenjë se mendoni për të dhe kujdeseni për të. Në këtë mënyrë nuk do keni ndjesinë se nuk jeni bashkë dhe do jeni në hap me njëri tjetrin për gjërat që ju ndodhin.

Puthja

Puthuni çdo ditë! Besoni ose jo, kur çiftet kalojnë shumë kohë bashkë apo janë në lidhje të gjatë, ndonjëherë harrojnë për këtë veprim të vogël por me peshë të madhe. Nuk keni arsye për t`u puthur, vetëm bëjeni këtë.

Buzëqeshje, buzëqeshje, buzëqeshje!

Sa më shumë që buzëqeshni, aq më tepër dashuroni njëri tjetrin. Nuk mund të ndjeheni keq me dikë që ju bën të hareshme dhe ju disponon prandaj gjithmonë rrini e gatshme për të buzëqeshur.

Marrë nga femra.net