Ndizen dritat e ‘Pemës së Krishtlindjeve’ në sheshin ‘Skënderbej’

14
REKLAMA

Sikurse është bërë tashmë traditë, në Tiranë u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri duke shënuar zyrtarisht edhe mbërritjen e festave. Nën tingujt e muzikës së përzgjedhur të bandës frymore të qytetit si dhe korit të Liceut Artistik, “Jordan Misja”, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i rrethuar nga qindra fëmijë të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, ndezi dritat e pemës.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se festat janë një moment fantastik për qytetin. “Festat janë një moment fantastik për qytetin, një moment që kujtojmë që janë kënaqësitë e vogla që janë dritat, që është dashuria për familjen, që janë fëmijët që kanë mbushur qytetin tonë, që janë hapësirat ku takojmë njëri-tjetrin dhe shkëmbejmë me njëri-tjetrin.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që përgjatë këtij muaji solidariteti, t’u gjenden pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për mbështetje.

REKLAMA

“Dua ti kërkoj të gjithë qytetarëve të Tiranës, nëse ka dikush që ka nevojë për ndihmë, nëse ka dikush që është i sëmurë, nëse është dikush që është i moshuar, nëse është dikush me aftësi të kufizuar, secili prej nesh ka fuqinë e festave, e bujarisë, e solidaritetit që t’i gjendet pranë”, po ashtu ai falenderoi të gjithë ata që kanë punuar për t’u siguruar që gjithë Tirana do të vezullojë më shumë se kurrë në këto ditë festash./syri.net

REKLAMA