11:42 am - Wednesday June 19, 2013

NASA: Është zbuluar një planet i ngjashëm me Tokën

Një planet shumë i ngjashëm me Tokën është zbuluar duke qarkulluar rreth një ylli, që është larg 600 vite drite.

Shkencëtarët në agjencinë amerikane për gjithësi, NASA, thonë se planeti, i quajtur Kepler-22b, është shumë mirë i pozicionuar për të pasur ujë në formë të lëngut në sipërfaqen e tij, që është burimi kryesor për jetë në Tokë.

Ky planet është dy herë më i madh se Toka dhe është zbuluar nga teleskopi i agjencisë NASA, Kepler, që në gjithësi ishte lancuar para tri vitesh.

Filed in: KURIOZITETE

No comments yet.

Leave a Reply