Media italiane: Mafia shqiptare kontrollon prostitucionin nga Torino në Palermo

Media italiane: Mafia shqiptare kontrollon prostitucionin nga Torino në Palermo

112
0
Shperndaje

untitled-5-1Teksa rrëfehet historia e së resë Maimuna nga Benin City në Nigeri, të cilën e mashtruan dhe e detyruan të punojë si prostitutë në Itali, për t’u shpëtuar më pas nga shoqata “Papa Giovanni XXIII”, flitet edhe për mafien shqiptare.

Në artikullin e Andrea Malagutit, gazetar i “La Stampa-s“, thuhet se Maimuna është një nga qindra-mijëra vajzat e rrugës, që detyrohen të shesin trupin e tyre nga turorët, “bosët”, pronarët, të gjithë thuajse të kontrolluar nga mafia shqiptare, nga Torino (në veri të Italisë) në Palermo (në jug).

“36% e vajzave vijnë nga Nigeria si e vogla Maimuna, 22% nga Rumania, 10.5% nga Shqipëria, 9% nga Bullgaria, 7% nga Moldavia. Pjesa tjetër janë ukrainase, apo edhe kineze”, shkruhet në artikull. /Syri.net/