Mbrojeni shtëpinë kur largoheni me një pirun të thjeshtë darke

38

Ky truk i thjeshtë mund t’ju mbrojë shtëpinë, madje edhe kur ju jeni në shtëpi, apo kur niseni për periudha më të gjata, siç janë pushimet e verës.

Mësoni se çfarë mund të bëni me një pirun të thjeshtë kuzhine.

Shumica e njerëzve nuk mund të përballojë një sistem të shtrenjtë sigurie në shtëpi, kështu që cila është alternativa tjetër që kemi?

E vërteta është se gjithçka që ju duhet është një thikë dhe një pirun. Siguria dhe shtëpia e sigurt janë gjithmonë një shqetësim, sidomos kur jemi larg saj me udhëtim pune, apo pushime.

Jo vetëm për veten, por ne shqetësohemi edhe për pasurinë tonë dhe shtëpitë. Me këtë truk nuk do t’ju ngacmojë më njeri.

Merrni një pirun të thjeshtë kuzhine, dhe futeni në pjesën ku futet gjuhëza e derës. Shënoni me një marker të zi, sa e thellë është pjesa e brendshme.

Shtrembërojini dhëmbëzat e pirunit, deri te kjo vijë, me një kënd 90 gradësh.

Më pas, prejeni kokën e pirunit nga bishti. Bishti i pirunit duhet të hyjë lirshëm te hapësirat e pirunit.

Më pas, futeni pjesën e kthyer të pirunit, brenda gropës ku hyn gjuhëza. Mbyllni derën dhe vendosni bishtin e pirunit në një prej hapësirave të kokës së pirunit, siç tregohet në foto.

Kështu dera juaj do të mbyllet në mënyrë perfekte dhe ju mund të qëndroni të sigurtë, ose brenda shtëpisë, ose edhe të udhëtoni me mendjen e fjetur.