Marsiani “i rilindur” në Tokë: Të lidhur me egjiptianët e lashtë. Jetojnë ende VIDEO

50

Në moshën 2-vjeçare habiti mjekët dhe prindërit e tij me aftësinë për të shkruar, lexuar dhe vizatuar më mirë se një i rritur.

E sot, 18 vite më vonë Boriska Kipriyanovich rikthehet në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Rusi, për njohuritë e thella që ka për hapësirën dhe një pretendim të pazakontë.

Image result for Boriska Kipriyanovich

20-vjeçari thotë se ka lindur fillimisht në planetin Mars në ditët e fundit të jetës së këtij planeti, që sipas Boriskas u shua nga një luftë shkatërrimtare dhe më pas ka rilindur në…Volgograd të Rusisë.

Image result for Boriska Kipriyanovich

Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.

Related image

“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni”, thotë i riu.

Jo vetëm kaq, Boriska thotë se ata janë të pavdekshëm.

Image result for Boriska Kipriyanovich

“Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta. Nuk plaken”, vijon ai.

Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian.

“Kanë patur një lidhje të fortë dhe Toka do të ndryshojë dramatikisht kur të zbulohen sekretet e monumentit të Sfinksit në Giza”, thotë ai, duke shtuar se mekanizmi që zbulon këto sekrete ndodhet “pas veshit të monumentit”.
Top Channel

Related image

Related image

Image result for Boriska Kipriyanovich

Related image

Image result for Boriska Kipriyanovich