Marina Vjollca është ‘rehat fare’ aty ku të gjithëve u dridhen gjunjët

19

Pas një karriere më shumë se 10 vjeçare në “Top Channel” e tashmë në një eksperiencë të re në televizionin “Klan”, Marina Vjollca duket se e ka shndërruar skenën në shtëpinë e saj.

Këtë e ka dëshmuar edhe vetë moderatorja në një postim të ri në Insta Stroy. Në foton në fjalë, të shkëputur nga spektakli i mbrëmshëm “C’est La Vie” , Marina shihet e ulur në një tavolinë në mes të skenës, me një gotë verë në dorë.

“Rehat fare”, ka shkruar bukuroshja e ekranit, duke dëshmuar kështu se emocionet e skenës janë pjesë e së shkuarës për të./xing.al