Maqedoni, përsëri tregu do të kaplohet nga veturat e vjetra

Maqedoni, përsëri tregu do të kaplohet nga veturat e vjetra

136
0
Shperndaje

Veturat-n---Tetov---480x384

Blerësit në Maqedoni, por edhe rajon, në të ardhme mund të llogarisin në çmime deri në 20 për qind më të ulëta gjatë blerjes së veturave të vjetra. E gjithë kjo si rrjedhojë e ardhjes nga Gjermania të qindra mijë veturave të vjetra me ndezje të brendshme, pasi ky vend evropian gjithnjë e më tepër po futë në përdorim veturat elektrike me qëllim për të mbrojtur ambientin. Së këndejmi, në pesë vitet e ardhshme në rajon do të rritet oferta e veturave të përdorura, andaj edhe do të ulet më tej çmimi i veturave të tilla, pasi një përqindje e caktuar e gati një milion veturave të vjetra do të përfundojnë në shtetet e Ballkanit, shkruan KOHA.

Gjermania do të rrisë dukshëm numrin e veturave me ngasje elektrike me qëllim të uljes së ndotjes dhe mund të pritet që në pesë vitet e ardhshme të kemi një vërshim të veturave të vjetra nga ky shtet në Evropën lindore. Parashikohet që një kontingjent i caktuar i këtyre veturave që do të përfundojnë në tregjet e rajonit dhe të shkaktojë ulje të caktuar të çmimeve. Përllogaritjet në rajon tregojnë se nëse vetëm një përqindje e vogël e veturave të vjetra nga Gjermania do të përfundojnë në rajon, ato do të ulin çmimet për së paku 500-1000 euro. Vlerësohet se në praktikë kjo do të sjellë lirimin për shembull të kostos se Golfit 5 të vitit 2004, nga 5000 euro në 4000 deri 4500 euro.

Përderisa mediat në rajon spekulojnë dhe përllogarisin uljen e çmimit të veturave të vjetra, pronarët e pikave që shesin vetura të vjetra në Maqedoni, thonë se ulja e çmimeve do të ndodhë, por jo menjëherë, pasi ndërrimi i veturave do të jetë gradual dhe do të zgjasë një periudhë deri katërvjeçare.