2:08 pm - Saturday May 25, 2013

Lorik Cana Shfaqet Në Tiranë Me Një Modele Franceze

Lorik Cana është ndarë nga Miss-i Arnita Beqiraj, për t’u hedhur në krahët e një modeleje, këtë herë jo me origjinë shqiptare.Ky është thashethemi që po qarkullon së fundmi nëpër Tiranë. Siç flitet, Loriku është parë të frekuentojë jetën e natës në Tiranë nën shoqërinë e një modeleje franceze, të cilën e ka prezantuar si të dashur.Ndërkohë që, nga ana tjetër Arnita, e ftuar në një emision televiziv, nuk pranoi por as mohoi një lidhje të përfolur me kapitenin e kombëtares, Lorik Canën.“Të gjithë ata që janë kuriozë duhet të presin edhe pak për të mësuar të vërtetën”, – u shpreh ajo. Se cila është e vërteta për këto histori, por edhe për shumë të tjera të lakuara më parë në faqet rozë të fundjavës, vetëm Lorik Cana mund të na e tregojë.

Filed in: SHOW BIZ

No comments yet.

Leave a Reply