Kush ishte gazetarja e TV Klan që humbi jetën në aksidentin tragjik

30

Ditën e djeshme rreth orës 12.45 ka humbur jetën tragjikisht gazetarja investigative e emisionit “Stop”, Erinolda Isufaj. Nga një kamion që transportonte gur mermeri ka rënë një gur i madh, i cili zuri poshtë automjetin ku udhëtonte gazetarja me bashkëshortin dhe prindërit.

24-vjeçarja e cila ndodhej në sediljen e pasme ndërroi jetë rrugës për në spital.

Erinolda ishte e martuar me Marko Idrizi, 29 vjeç. Kolegët e saj e tregojnë si një vajzë për t’u marrë shembull. Erinolda kishte pasur plane për të bërë një fëmijë, por fatkeqësisht mbylli sytë përgjithnjë.