Kush është politikania shqiptare që bleu 8 shtëpi brenda vitit

33

Pasuria e politikanëve ka përbërë gjithnjë kuriozitet dhe interes. Politikania shqiptare që rezulton si një nga më të pasurat për këtë vit është kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi e cila ka deklaruar një pasuri prej 1.2 miliardë lekësh si dhe 200 milionë kesh në shtëpi, plus pronave marramendëse të paluajtshme.

Sipas saj kjo pasuri vjen më së shumti nga të ardhurat që sjell bashkëshorti i saj nga biznesi i tij dhe nga emigracioni.

Vetëm për vitin 2016,  kryebashkiakia bashkë me të shoqin, deklarojnë në ILDKP  blerjen e tetë apartamenteve të reja.

Ata kanë blerë pesë apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2 dhe 21.28 m2, me vlerën totale 130 000 euro.

Kanë blerë gjithashtu tre apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 20.19 m2, 19.10 m2 dhe 21.07 m2, me vlerë totale 4 500 000 lekë. Gjithashtu çifti kanë bërë edhe një shtesë për një godinë ekonomike në pronësi të tyre./xing.al