Kur është koha e duhur që fëmija juaj të ketë celular?

24

Ende nuk i ka mbushur 10 vjet, dhe kërkon që ti blini një telefon. Si të dini nëse duhet ta plotësoni këtë kërkesë? Dhe si t’ia shpjegoni që duhet edhe pak të bëjë durim?

-Secila familje vendimin për të blerë një telefon në kohën e duhur duhet ta bëje në përputhshmëri me nevojat e veta.

Për përdorshmërinë e telefonit në parashkollor nuk ka arsyetim, derisa në klasën e katërt fillon të bëhet më e kapshme nevoja për te, dhe kjo si mjet sigurie për prindërit, thotë një psikologe shkolle, e cila ka shtuar se është me rëndësi që mos të teprohet në këtë aspekt.

Kur është koha e duhur?

Fëmija juaj ka vetëm nëntë vjet, por kërkon telefon me arsyetimin se vëllai i tij i cili është 12 vjeç e ka një të tillë. Meqë fëmijët nuk janë të moshës së njëjtë, aktivitetet e tyre, zhvillimi dhe kërkesat janë të ndryshme. Është shumë normale që fëmija më i vogël shpejton të rritet. Ai për këtë arsye kërkon që të ketë të njëjtat sende si vëllai apo motra më e madhe dhe të posedojë sendet që ata i kanë.

Αποτέλεσμα εικόνας για when should we by our children a mobile phone

Por kjo nuk do të thotë që prindërit duhet t’ia plotësojnë dëshirën. Përkundrazi! Nëse i refuzoni atë, do t’i bënit nder, sepse do t’i lejonit t’i përjetojë të gjitha fazat e fëmijërisë, duke mos e kaluar asnjërën nga to. Por si t’ia kumtoni vendimin tuaj?

Thjesht duhet t’ia shpjegoni që edhe ai do ta ketë një të tillë kur të rritet edhe pak. Kalimi i disa klasave në shkollë fillore paraqet një botë të re. Pse atëherë këtë periudhë të mos e shënoni me një telefon?  Kjo është edhe më e pagueshme nëse fëmija ka obligime të reja, si për shembull të shkojë në shkollë me bus urban, apo të rrijë vetëm në shtëpi…

Mos mendoni që duhet t’i blini telefon femijes nëse ai i ka mbushur 11 vjeç. Ju më së miri e dini kur është i pjekur për të pasur një të tillë. Nëse jeni të bindur që tani nuk duhet të ketë një telefon mobil, duhet t’ia shpjegoni që një të tillë do ta ketë kur të bëhet më i përgjegjshëm.

Para se fëmijën ta lëshoni në botën e teknologjisë, duhet të mësojë këto në vijim: Fëmija duhet të dijë që teknologjia ka kuptim nëse ka qëllim. Në klasën e katërt dhe të pestë telefoni mobile për fëmijët bëhet pjesë komunikimi me moshatarët e vet.

Αποτέλεσμα εικόνας για when should we by our children a mobile phone

RREGULLAT

Kur e fitojnë telefonin, vendosini rregulla se kur guxojnë të thërrsain, për kredinë  e lejuar në të.

Internet të kufizuar

Telefoni i parë që do t’ia blini fëmijes duhet të ketë internet të kufizuar.

Telefoni mohon aktivitetet mentale, për këtë arsye nuk duhet ta përdorin tërë kohës. Për shkak të mesazheve, fëmijët e prishin shkrimin, andaj duhet t’i mësoni drejtshkrim./Marrë nga femra.net