Kujdes, ja çfarë pritet të ndodh në ditët në vijim, flet sinoptikani që parashikoi stuhinë

37
REKLAMA

Sinoptikani grek, Sakis Arnautoglu, i cili ishte i pari që parashikoi reshjet e dendura të shiut në vendin tonë, shprehet se rreziku ende nuk ka kaluar.

Ndonëse do të ketë një përmirësim të lëhtë të kushteve atmosferike, mbrëmja e së shtunës dhe mëngjesi i së dielës mund të sjellë situatë akoma më të rënduar.

“Për fat të keq u vërtetuan parashikimet për sa i përket sasisë së ujit që sollën rreshjet dhe duket se do kemi një përmirësim të kohës gjatë ditës së shtunë. Moti sot do të jetë më i mirë, me rreshje lokale dhe më të dobëta. Ajo që duhet të kemi kujdes është nata e së shtunës, duke u gdhirë e diela sepse do të kemi shtrëngata shiu, që do të mbajnë pak, por do të jenë më të fuqishme dhe për shkak se toka është e tejngopur me ujë,kështu që nuk përjashtohet mundësia e fenomeneve që kishi orët e kaluara.”- u shpreh ai.
Sipas tij, kujdes duhet treguar deri orët e para të së hënës, ku do të ketë sërish shtrëngata lokale shiu, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë përmbytje të njëjta.

REKLAMA

Burimi: Top Channel

REKLAMA