Ku i fshehin paratë shqiptarët e korruptuar? Zbulohet parajsa fiskale

37

Image result for parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë

Greqia është shndërruar në një parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë. Lajmi konfirmohet nga Ministria greke e Financave.

Related image

Hetimet e agjencive greke të Inteligjencës financiare kanë zbuluar se, në bankat greke janë depozituar miliona euro nga individë shqiptarë, të cilët nuk janë emigrantë atje, por zyrtarë të administratën publike në Shqipëri, ose ish-punonjës të saj.

Related image

Nga hetimet ka rezultuar se, këta individë depozitojnë “cash” shuma që variojnë nga 10 deri në 500 mijë euro, ndërkohë që në shumë raste përdorin kasafortat e bankave, për të depozituar aty sende me vlerë.

Image result for parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë

Fluksi i miliona eurove nga Shqipëria drejt Greqisë ka vënë në lëvizje qeveritë e të dyja vendeve. Burime nga Ministria greke e Financave thonë se, brenda vitit të ardhshëm, Greqia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Image result for parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë

Ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos firmosi në Athinë një marrëveshje shumëpalëshe për shkëmbimin e informacioneve financiare me 60 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Por, që shkëmbimi i të dhënave mes Greqisë dhe Shqipërisë të hyjë në fuqi, duhet nënshkruar edhe një marrëveshje dypalëshe.

Image result for parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë

Sipas burimeve nga Ministria greke e Financave, kjo çështje pritet të diskutohet në takimin e dy ministrave të Jashtëm, Bushati dhe Kotzias, që do të mbahet në muajin nëntor, për t’i hapur më pas rrugën firmosjes zyrtare të marrëveshjes vitin e ardhshëm.

Image result for parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë

Nënshkrimi i marrëveshjes nënkupton se autoritetet do të shkëmbejnë informacione, jo vetëm për transferta, apo gjendjen fiskale të bizneseve dhe individëve që kanë aktivitet në të dyja vendet, por edhe mbi depozitat e tyre në bankat e vendeve respektive./lajme.al

Image result for parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë

Image result for money