Kosova në shkëmbim për Krimenë? Putin zemëron serbët

Kosova në shkëmbim për Krimenë? Putin zemëron serbët

151
0
Shperndaje

kosova-ne-shkembim-per-krimene-putin-zemeron-serbet-gazeta-dita

Gazeta më e madhe e Serbisë, Blic, është zemëruar ndjeshëm nga deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Zemërgjerësia: Presidenti rus u dërgoi një sinjal Perëndimit: Na jepni Krimenë dhe mund të mbani Kosovën,” shkruan gazeta.

Shkaku?

Putin kritikoi Perëndimin në një intervistë me agjencinë Bloomberg, duke thënë se në rastin e Kosovës është përdorur e drejta e vetëvendosjes, kurse në rastin e Krimesë nuk po lejohet diçka e tillë.

“Deklarata e Putin është një ofertë për kompromis për statusin e Kosovës,” thotë analisti serb, Dushanj Janjiç.

Edhe diplomati serb, Ninosllav Stojadinoviç thotë se ky është momenti i të vërtetës.

Sipas tij, Rusia nuk shqetësohet më për Serbinë, por vetëm për interesat e saj.

Revista gjermane, Focus, thotë se megjithatë rasti i Kosovës dhe ai i Krimesë ndryshojnë ndjeshëm.

“Në Kosovë janë dëbuar qindra-mijëra shqiptarë përmes kërcënimeve dhe vrasjeve”, shkruan revista.