Kjo modele frymëzuese dëshmon se ju duhet të jeni gjithmonë krenar me...

Kjo modele frymëzuese dëshmon se ju duhet të jeni gjithmonë krenar me dukjen tuaj [FOTO]

468
0
Shperndaje

Kjo grua e re quhet Nadia Aboulhosn. Ajo është njëra nga blogeret më të shquara të modës në botë, dhe po ashtu është një modele e madhësisë “Plus Size” e cila është shfaqur në kopertinat e revistave të shumta të botës, shkruan Gazeta Blic.

Nadia nuk ka luftuar për ta reduktuar peshën e saj. Një përkrahëse  e Lëvizjes “Body Postitive” që i inkurajon njerëzit për ta pranuar trupin dhe pamjen e tyre unike ashtu siç ata janë, ajo nuk beson që gratë duhet me një fjalë “shtrydhur” vetveten duke u munduar të kenë rroba sa më të vogla për shkak të pritjeve të të tjerëve.

Nëpërmes blogut të saj Nadia përpiqet të tregojë çdo ditë se është e mundur për tu dukur e mrekullueshme në çfarëdo madhësie që keni. Gjëja më me rëndësi nuk është pesha juaj, por sa të sigurtë ndjeheni ju për veten tuaj.

Ne në Gazetën Blic inkurajojmë të gjithë ata të cilët mendojnë se një grua nuk duhet ose nuk mund të veshi lloje të caktuara të veshjeve, të i hedhin një sy fotografive mahnitëse të kësaj vajze të re dhe trime! / © GazetaBlic.com /

01-15

Picture 1 of 16

Shperndaje