Kina vendos të censurojë fjalën Ferrari
Filed in: AUTO NEWS, KURIOZITETE
Censorët në Kinë kanë ndaluar përdoruesit e internetit që të kërkojnë për fjalën Ferrari pas zërave se djali i një zyrtari të lartë të partisë ishte vrarë në një aksident me një makinë të tillë, duke ecur me shpejtësi.Të gjithë referencat për makinën italiane janë zhdukur nga motorët kërkues në Kinë në orët e para të mëngjesit.Ndalimi erdhi pas spekulimeve se një djalë i ri ishte vrarë kur një Ferrari 458 u nda në dysh duke ecur me shpejtësi në urën Baofusi në Pekin. Dyshimet ishin se ai është djali i një zyrtari të lartë të Partisë Komuniste.Weibo, ekuivalenti kinez i Twitter me 300 milion përdorues, fshiu menjëherë të gjitha postimet për aksidentin dhe bllokoi kërkimet për fjalën Ferrari.Kinezët menjëherë ngritën dyshime se si ka mundësi që biri i një zyrtari blen një makinë të tillë luksoze./TELEGRAFI