Këngëtarja shqiptare ja lë fajin Artjola Toskës: Prej saj m’u zbulua lidhja

27
REKLAMA

Jetën private e ka mbajtur gjithnjë hermetike prandaj domosdo foto që postoi në “Instagram” disa muaj më parë bëri namin. Marsela Çibukaj shfaqej me një djalë dhe krah fotos shkruante “Dashuri” duke i bërë të gjithë të flisnin për lidhjen e saj.

Mirëpo e ftuar sot në “Pop Culture”, Marsela nuk e quajti “të dashur” djalin në fjalë duke u shprehur se e ka shok shumë të mirë, por fajin e ka Artjola Toska që i ka komentuar “Të trashëgoheni”.

REKLAMA

“Ai quhet Emanuele, është italian, shok shumë i mirë dhe kemi shumë vite që njihemi. Po fajin e ka Artjola Toska që pas asaj fotoje tha “Të trashëgoheni”, pas Artjolës filluan me radhë edhe Eranda, edhe të tjerat. Të gjithë janë shumë të kënaqur që po martohem”, u shpreh Marsela me humor./xing.al

REKLAMA