Kejvina flet për një tjetër velinë në “Xing me Ermalin”, ja kush do të vijë pas saj

21
REKLAMA

Kejvina Kthella, velina e emisionit “Xing me Ermalin”, është përfolur gjatë në rrjetet sociale.

Dalja e saj e parë në publik bëri bujë dhe shkaktoi reagime të shumta. Por, sot Kejvina Kthella ishte e ftuar në “Kush vjen për drekë”, nga ku tha se fakti që ajo është pjesë e “Xing”, është rastësi.

Ndryshe nga çdo herë tjetër Kthjella foli edhe për ish-velinën Rashel Kolaneci, për të cilën tha se nuk e njeh personalisht, por nuk kurseu komplimentat dhe fjalët e mira për të.

REKLAMA

“Ka qenë koiçidencë fakti që unë jam në “Xing” dhe jam shumë e lumtur. Rashelin nuk e njoh personalisht. Unë e kam parë në Instagram dhe nuk e kam ndjekur kur ka qenë në “Xing”. Kam parë më shumë intervistat e saj. Ajo është shumë bukuroshe, ç’të them më shumë. Por, ne jemi shumë ndryshe nga njëra-tjetra, fizikisht e kam fjalën, ajo është brune, unë jam bionde”, tha Kthella.

Por velina aktuale e komedianit Ermal Mamaqi, Kejvina ka lënë të kuptohet që ndoshta nuk do të jetë për shumë gjatë në këtë pozicion. Ajo ka thënë se velina e parë ishte brune, e dyta bionde ndërsa e treta ku i dihet mund ta jetë zezake është shprehur Kejvina.

Më pas ajo është pyetur nga Arjola se përse mendonte për velinën e tretë, ajo nuk kishte në plan të qëndronte shumë. “Mua do më pëlqente shumë, por nuk e di sesa do rri, pasi kjo varet edhe nga ndryshimet që mund të ndodhin në program,”-u shpreh bukuroshja. Do ta shohim Kejvinën sezonin tjetër?/syri.net

REKLAMA