Ja si duket qyteti i Vlorës pas përmbytjeve ?

33
REKLAMA

Gjendje katastrofe civile është aktualisht në Vlorë dhe ende askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Vlora duket se është kthyer në një ishull duke u izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë.

Pamjet që vijnë nga qyteti bregdetar janë të frikshme. Makina të zhytura në ujë në mes të qytetit dhe njerëz që deri në mes janë të mbuluar nga uji.

Thirrjet për ndihmë që vijnë nga Vlora duket se ende nuk kanë mbërritur në Tiranë, që të dëgjohen nga qeveria që duket se ja ka lënë përgjegjësinë vetëm Ministrisë së Bujqësisë.

REKLAMA

Të dhënat nga Vlora janë të frikshme. 80% e territorit të Vlorës është nën ujë e baltë.

Janë më shumë se 200 shtëpi të përmbytura. Një i vdekur në Radhimë.

Qindra banorë janë të izoluar në banesa. Mungon buka, uji i pijshëm dhe energjia elektrike, bën të ditur “Vlora News”.

REKLAMA