Ja ç’të bën mbesa: Jori zbulon mesazhet sekrete që Marina, Luana dhe Geti i shkruajnë për ditëlindje

17
REKLAMA

Falë rrjeteve sociale, ndjekësit janë njohur me të gjitha pjesëtaret e familjes Vjollca. Jori Paloka është mbesa simpatike e Marina dhe Luana Vjollcës.  Marrëdhenia e ngushtë teze-mbesë dallohet qartë nga komentet që ato shkëmbejnë me njëra-tjetrën, edhe pse jetojnë larg.

Sot Jori feston ditëlindjen dhe natyrisht që tezet e kanë uruar publikisht duke postuar secila nga një foto me të.

“Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime”- shkruan Marina.

REKLAMA

Nuk ka vonuar shumë dhe pak minuta më vonë edhe Luana e uroi në Instagramin e saj kështu Jorin:

“Happy Birthday Loli im ma e bukura në botë.”

Por Jori nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram edhe mesazhet private që Marina dhe Luana i kishin shkruar. Mesazhi i Marinës ngjason shumë me mesazhin që çdo teze i çon mbesës së saj në moshën e Jorit, duke i uruar që të gjëjë një burrë të mirë.

“Jeta ime e bukur gëzuar ditëlindjen. Të pafsha lart e më lart shpirt. Tu plotësofshin gjithë dëshirat dhe me një burrë. Të dua nuc”- i shkruan Marina.

E duket se të njëjtën gjë i uron dhe Geti  dhe Jori shkruan se janë njëlloj si burri si gruaja.

“Urime langaraqe edhe 100 të lumtura e gjetsh një burrë të mirë.”- i shkruan ai duke qeshur.

Ndërsa Luana pavarësisht ndryshimit të orës me Turqinë, ku ajo ndodhet aktualisht, është ngritur nga gjumi vetëm për të uruar të voglën e saj.

“Jetaa gezuar ditelindjen. Eshte ora 2 ketu në Turqi. U çova veç për të uruar ty.  Te dua pafund. Çtë te dojë zemra e bukur që ke tu realizofshin. Të puth fort jetë.”

E në fund Jori falenderon Zotin për familjen që i ka dhuruar.

REKLAMA