Welcome to www.publialb.com

Login to www.publialb.com and enjoy the full functionality of this site. If you don't want this to happen, go to the normal www.publialb.com login page.

What does having an account let you do?
  • - View your submitted articles
What does it cost me?

Having a www.publialb.com account is absolutely FREE! All we require is your email address and a password, and you can start saving your designs today!

Member Login
Lost your password?
Not a member yet? Sign Up!

Horoskopi Javor




Dashi 

Puna: Keni dëshirë që të luftoni për një pozitë më të mirë afariste dhe jeni duke u sjellë në mënyrë shumë të bindshme me bashkëpunëtorët. Keni ide interesante, mirëpo nevojitet edhe një kohë e caktuar që të ndryshohen rrethanat në favorin tuaj.
Shëndeti: Jeni tepër i tendosur psikikisht. Është mirë të shëtisni më shumë në natyrë.
Dashuria: Është me rëndësi që t’u përshtateni fazave të ndryshme krijuese në afarizëm. Ekzistojnë obligime, të cilat kërkojnë aplikim të metodave të reja, mirëpo krahas tyre ekzistojnë edhe takime të ndryshme diskrete dhe sfida emocionale. Ekziston mundësia, që dikush lehtë t’i zbulojë “qëllimet tuaja sekrete”. Partneri me vigjilencë po të vëzhgon dhe po i përcjell lëvizjet tuaja. Parashikimet e reja emocionale mund t’ju ofrojnë por edhe mund t’ju largojnë nga planet e përbashkëta.

Demi 

Puna: Nuk dëshironi të dëgjoni për vërejtjet e ndryshme të cilat po i merrni, mirëpo keni bindjen që jeni një hap para bashkëpunëtorëve të tjerë dhe që së shpejti do të arrini suksese të reja. Për shkak të vlerësimeve të mira të punëve dhe planeve të hollësishme, ju presin rezultate më të mëdha. Është me rëndësi që të gjitha gjërat t’i mbani nën kontroll të rreptë dhe që të konsultoheni me bashkëpunëtorët e besueshëm.
Shëndeti: Mos e brengosni veten kot. Jeni në formën më të mirë shëndetësore. Por nuk do të thotë se duhet ta lini pas dore kujdesin shëndetësor.
Dashuria: Nuk është nevoja që në mënyrë naive të besoni në fatin intim i cili do të vijë papritur. Shpeshherë në mënyrë subjektive ose në bazë të kritereve personale vlerësoni sjelljen e partnerit. Bëhuni real me pritjet tuaja emocionale para personit të dashur. Nganjëherë dëshirat personale i tejkalojnë suazat e realitetit apo të pritjeve emocionale.

 

Binjaket

Puna: Ju presin obligime të shumta dhe debate të reja rreth marrëveshjes mbi interesat e përbashkëta. Bashkëpunëtorët jua zënë për të madhe, që interesat tuaja personale po i vendosni në plan të parë ose që shpesh po silleni sipas tekave tuaja. Megjithatë, klima e ashpërsuar afariste do t’ju detyrojë që në mënyrë të drejtë t’i realizoni obligimet tuaja financiare. Është e nevojshme që t’u përshtateni kushteve të ndryshme të cilat çojnë drejt një afarizmi më efikas.
Shëndeti: Problemet që i keni janë më shumë pasojë e angazhimeve të mëdha, por kushtojuni më shumë mënyrës së ushqimit, nëse dëshironi që t’i kaloni më lehtë këto probleme.
Dashuria: Keni dëshirë që të imponoheni si person autoritar para personit të dashur. Me këmbëngulje po përpiqeni që të zbuloni ndonjë gjurmë dashurie, ose të zbuloni disa “sekrete”. Ekziston personi i cili negativisht po ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore, mirëpo tani për tani duhet patjetër ta duroni. Nganjëherë është e vështirë të vlerësohet roli apo ndikimi i dikujt në marrëdhëniet dashurore.

Gaforrja

Puna: Nëse dëshironi të ruani prestigjin e mirë afarist dhe marrëdhëniet e suksesshme me bashkëpunëtorët, është e nevojshme të pranoni një këshillë të dobishme. Jeni tepër krenarë dhe nuk dëshironi që të flisni për problemet të cilat ju mundojnë, mirëpo në këtë mënyrë pa nevojë po vështirësoni planin tuaj dhe pozitën tuaj shoqërore.
Shëndeti: Kushtoni kujdes shëndetit tuaj dhe shmanguni situatave të cilat ju lodhin shumë mendërisht.
Dashuria: Në dashuri nuk ka arsye që të mbylleni në iluzione të mëdha apo në premtime lajkatare. Bisedoni me sinqeritet me parterin tuaj mbi dilemat e përbashkëta. E sigurt është vetëm ajo që fuqishëm “mbani në duart tuaja”, pa marrë parasysh dëshirat e mëdha apo deklarimet e ndokujt.

Luani

Puna: Dëshironi t’i zbatoni qëllimet tuaja afariste, andaj mos humbni kohë dhe veproni në mënyrë shumë energjike në takimet me bashkëpunëtorët. Fryma praktika dhe fryma ndërmarrëse garantojnë rezultate të mira në anë të ndryshme. Dini t’i impononi qëndrimet tuaja, madje edhe në situatat kur rrethi në të cilin gjendeni nuk tregon interesim të veçantë për ide të reja apo bashkëkohore.
Shëndeti: Janë të mundshme problemet me veshkat. Është mirë ta bëni një kontroll te mjeku.
Dashuria: Kur gjendeni në shoqërinë e njerëzve të dashur, shumë qartë shfaqni gjendjen tuaj emocionale dhe kënaqësinë tuaj. Partneri me këmbëngulje po përpiqet që t’jua imponojë planet e veta, mirëpo ju jeni në një pozitë të tillë që të vendosni rregulla të reja ose “rregulla dashurie”. Me shkathtësi po shfrytëzoni sharmin dhe “shkathtësitë” tuaja të verifikuara në situata të ndryshme.



Virgjeresha

Puna: Po silleni në mënyrë shumë të matur dhe keni dëshirë që të fitoni besimin e dikujt në kontakte të ndryshme afariste. Informatat të cilat i keni në dispozicion nuk paraqesin garanci të fuqishme për sukses afarist, mirëpo juve nuk ju pengon që të ndërmerrni një veprim me rrezik të konsiderueshëm. Nganjëherë është e nevojshme të keni vizion të qartë dhe ndjenjë të stërholluar për veprime të reja, sepse rregullat e afarizmit shpejt ndryshojnë.
Shëndeti: Therjet ne gjoks që po i ndieni nuk duhet t’ju brengosin. Është e mundshme të jenë të natyrës psikike. Megjithatë, nuk është e tepërt të bëni një kontroll.
Dashuria: Therjet ne gjoks që po i ndieni nuk duhet t’ju brengosin. Është e mundshme të jenë të natyrës psikike. Megjithatë, nuk është e tepërt të bëni një kontroll.

Peshorja

Puna: Jeni të ngarkuar me obligime të ndryshme dhe me ide të reja të cilat i propagandojnë bashkëpunëtorët tuaj. Me metoda të shpejtuara po përpiqeni t’i përfundoni disa punë njëkohësisht. Fatkeqësisht, nuk keni durim të mjaftueshëm për bashkëpunëtorët të cilët po pengojnë realizimin e marrëveshjes afariste. Është e nevojshme të krijoni kontakte të reja, të cilat do t’ju mundësojnë kushte më të mira për përparim profesional.
Shëndeti: Është e mundshme që t’u ekspozoheni proceseve të ftohjes virusale. Nëse do të jeni i kujdesshëm do ta keni më lehtë t’i përballoni.
Dashuria: Me kujdes po e analizoni marrëdhënien tuaj dashurore dhe keni vizion optimist. Me pak vullnet do të dini që ta kënaqni partnerin tuaj, ju gëzon kur e dini që dëshirat dhe interesimet tuaja emocionale po përputhen. Nganjëherë keni prirje t’i idealizoni tepërt ngjarjet, mirëpo ekziston dikush që po ju orienton që ta pranoni realitetin.

Akrepi

Puna: Jeni i sigurt në vlerësimin e rrethanave të mira dhe sipas recetës së provuar po përsërisni “formulën e suksesshme” në bashkëpunimin afaristo-financiar. Vazhdoni të nxisni ide kreative, mirëpo mos hiqni dorë as nga rezultatet materiale. Kombinimin tuaj fitues e përfaqëson bashkimi i gjërave të bukura dhe të dobishme në drejtime të ndryshme.
Shëndeti: Probleme shëndetësore me të cilat jeni ballafaquar, i keni sanuar. Kjo nuk do të thotë qe nuk duhet të kujdeseni.
Dashuria: Për shkak të dyshimeve të herëpashershme po ju mungon elani nismëtar ose guximi emocional që në tërësi t’i shfaqni të gjitha qëllimet tuaja para personit të dashur. Megjithatë, rrethanat e dashurisë po ndryshojnë në favor tuajin. Kënaquni me ngjarjet e reja dhe në shoqërinë e një personi të dashur. Nuk ka arsye t’i bëni “pyetje të gabuara” personit të dashur.

Shigjetari

Puna: Nuk po lejoni që dikush t’ju kritikojë padrejtësisht apo t’i kontestojë rezultatet tuaja afariste, përpiqni ta kontrolloni mburrjen e tepruar. Në vend që të garoni dhe t’ua hidhni bashkëpunëtorëve tuaj të cilët kanë kritere të tjera, ndryshojeni stilin e sjelljes. Nuk ka nevojë që sipas bindjes së dikujt të hyni në rrezik financiar apo pronësor. Në afarizëm ju është e domosdoshme qetësia familjare dhe mirëkuptimi i partnerit, në mënyrë që të harmonizoni ritmin tuaj dhe të realizoni balancën e plotë psikologjike.
Shëndeti: Duhet të qëndroni sa më shumë në natyrë, në mënyrë që të relaksoheni sa më shumë. Këshillat që do t’jua japë dikush pranoni.
Dashuria: Dëshironi ta impresiononi një person të dashur, mirëpo po kërkoni situata të pazakonshme dhe po e teproni në shfaqjen e ndjenjave tuaja. Megjithatë, dëshira për surpriza emocionale, ndonjëherë mund të shkaktojë efekt të gabueshëm.

Bricjapi

Puna: Po silleni me shumë përgjegjësi para rrethit tuaj dhe nuk po lejoni që dikush të ndryshojë ritmin apo planet afariste. Jeni i kënaqur kur e dini që bashkëpunëtorët tuaj kanë besim të mjaftueshëm në dijen dhe aftësitë tuaja. Shpërndani obligimet tuaja sipas kategorive, rëndësisë dhe suksesit, nuk keni nevojë që të lodheni me disa punë më pak të rëndësishme.
Shëndeti: Kini kujdes me ushqimin. Keni apetit të mirë, por kujdes sepse mund t’ju shfaqen probleme me sheqerin dhe yndyrën në gjak.
Dashuria: Nëse ndjenjat tuaja gjenden para asaj që jua thotë mendja, do të ndikojnë edhe më shumë në sigurinë tuaj, mirëpo paraqet edhe parashenjë të mirë. Avancojeni jetën tuaj dashurore, angazhohuni që të silleni sa më me shumë elan dhe me sa më shumë joshje para personit të dashur. Nganjëherë duhet t’i dorëzoheni ritmit të ndjenjave, pa pengesa të tepërta emocionale dhe paragjykime. Spontaniteti në shfaqjen e ndjenjave sjell “kënaqësi të re në dashuri”.

Ujori

Puna: Nëse dëshironi t’i realizoni qëllimet tuaja afaristo-financiare, është e nevojshme të kini përqendrim të mirë. Nuk ka arsye t’i mbiçmoni mundësitë tuaja personale, ekzistojnë situata të cilat i tejkalojnë dijet dhe përvojat tuaja. Suksesi afarist do të thotë planifikim i mirë dhe marrëveshje e përbashkët. Ju nevojiten bashkëpunëtorë të besueshëm.
Shëndeti: Situata shëndetësore nuk është edhe aq e mirë, akoma keni telashe me pagjumësinë.
Dashuria: Nëse keni dëshirë që të pajtoheni me personin e dashur, përdorni “atutë tuaja sekrete”, në mënyrë që të lini përshtypje serioze. Keni imagjinatë të bujshme dhe po përdorni strategji të mirë dashurie. Partneri nuk do të mund të rezistojë para paraqitjes suaj dhe “magjive tuaja dashurore”. Planifikoni një paraqitje të re dhe një stil të ri të sjelljes.

Peshqit

Puna: Nëse idetë tuaja i paraqitni në mënyrë interesante, ju pret një efekt pozitiv dhe përkrahje e bashkëpunëtorëve. Është e nevojshme të planifikoni hollësi të ndryshme, të cilat ndikojnë në mënyrë nxitëse në rrethin dhe njëkohësisht përforcojnë vizionin e përbashkët mbi bashkëpunimin e suksesshëm. Ju është e qartë që faza përfundimtare në bisedimet afariste ka domethënie vendimtare.
Shëndeti: Jeni në formën më të mirë shëndetësore. Përmbajuni kësaj mënyre të jetesës.
Dashuria: Dëshironi romancë të re dhe mallëngjyese në dashuri. Lirisht zgjojeni imagjinatën tuaj dhe aftësitë tuaja joshëse, posaçërisht kur të gjendeni në shoqëri të personit i cili ju pëlqen. Në qoftë se keni partner të përhershëm, është e nevojshme që të liroheni nga mosbesimet reciproke apo nga pengesat emocionale të cilat ju pengojnë në shprehjen më të lirë. Mbështetuni në intuitën tuaj.

  • Lakuriq gjithnjë e më shumë, pamjet e reja të Bleonës si e ka bërë nëna
    Të zhvishesh apo të mos zhvishesh, kjo është çështja! Dhe për Bleonën, duket se zgjidhja është e para, ndoshta për hir të komercializmit më të shpejtë dhe më masiv që fitohet duke nxjerrë hiret. Në këtë set fotosh që shikoni, noa.al ju sjell pamje të zhveshjes së vazhdueshme të Bleona Qeretit kohët e fundit. Në […]
  • Kamerat kapin politikanin duke kryer marrdhenie në pyll
    Një politikan në Austri u kap duke kryer marredhenie nga kamerat e vendosura aty për të monitoruar jetën e egër në pyll. Por politikani pritet të marrë një dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh nëse gjykata vendos se atij i është dhunuar privacia. Kamerat që ndjejnë lëvizjet ishin vendosur në pyll, në një zonë që nuk […]
  • Fjolla Morina, joshëse në plazh(Foto)
    Është një nga këngëtaret më te nxehta të skenës shqiptare. Kosovarja Fjolla Morina, ka ngjallur shumë reagime dhe ka ndezur epshin e shumë meshkujve me fotot e publikuara. Siç duket, Fjolla ka arritur forma shumë të mira trupore dhe sikundër dihet, arma e saj më e fortë është gjoksi, i zmadhuar disa numra pas një […]
  • Noçja ditën argëtohet me Ervinin e natën me Dritanin
    Ajo kishte vendosur të largohej nga vëmendja mediatike, por si duket nuk i pëlqen jeta pa zhurmë. Noçja është ajo që zgjon interes gjithmonë. Vajza e njohur e BB këto ditë po merr rreze dielli në shoqëri të Ervin Sinjarit, ish-banor i “BB4” dhe ish-i dashuri i Ermelës. Ata kanë publikuar foto të cilat i […]
Rss Technorati Twitter RSS2