Ikën Evelin, Liami hidhet në “sulm” pas femrave
Filed in: SHOW BIZ
Pas disa ditësh që Evelin është larguar drejt Gjermanisë, do të provohet dashuria e Liamit për të, nëse do të qëndrojë besnik ndaj saj apo s’do t’u rezistojë tundimeve. Por siç e shohim dhe nga fotot, ai ka filluar menjëherë shoqërinë dhe argëtimin me vajza të ndryshme. Pas dita ditësh pushime në Vlorë me Evelin, Liam vendosi të qëndrojë në Shqipëri, ku do të luajë si DJ në club-e të ndryshme. Për një natë muzikë të luajtur nga DJ Liam Mandiaro, pronarët e club-eve të natës do të ofrojnë 1 mijë euro. Armando Osmani (Laim), pas daljes i humbur nga loja e “Big Brother 5”, ka hyrë në tregun e jetës së natës si DJ. Në tregun e jetës së natës ai do të luajë me emrin “DJ LIAM MANDIARO”. Përveç Dritanit të BB5, ai do të shoqërohet në këto koncerte nga Geri dhe po ashtu nga Genta, e cila ka shumë mundësi të bëjë prezantuesen në netët e tij, ku do të luajë si DJ. Edhe brenda lojës Liam ka pohuar se ishte i pasionuar pas muzikës, ndërsa ushtronte punën si DJ në club-et e Këlnit në Gjermani. Ndërkohë që nuk dihet nëse jeta e tij e vrullshme do të mund ta shkëpusë nga Gjermania dhe po ashtu nga Evelin, siç ndodh zakonisht me lidhjen në distancë./Panorama