Gratë në Shqipëri që qepin këpucë për pasanikët e Londrës

Gratë në Shqipëri që qepin këpucë për pasanikët e Londrës

614
0
Shperndaje

34425-640x360-westfieldlondon_village_large

Biznesi i fanoserisë në Shqipëri, veçanërisht ai i këpucëve, ka lulëzuar vitet e fundit duke punësuar qindra gra. Por e gjitha kjo ka edhe anën tjetër të medaljes. Së fundmi është përpiluar nga disa organizata europiane të të drejtave të njeriut një raport për kushtet e punës në vende të Ballkanit veçanërisht, i cili vë në dukje një fakt që në Shqipëri të gjithë e dinë, por pak të njohur nga publiku dhe veçanërisht nga frekuentuesit e dyqaneve të shtrenjta në Britaninë e Madhe.

Shumë nga këpucët me vulën “Made in Italy” apo “Made in Germany”, të cilat preferohen nga shtresa e pasur janë në fakt “Made in Albania, Maqedonia, Bosnia, etj.”, të cilat prodhohen në kushte tepër të vështira dhe nën pagën minimale, edhe të vetë këtyre vendeve, të cilat kanë ato më të ulëtat në Europë. Sipas raportit që citohet në një shkrimin të botuar së fundmi në gazetën The Guardian, kompanitë e këpucëve e fshehin faktin që këpucët e shtrenjta që tregtojnë qepen në Europën Lindore përmes manovrave ligjore.

Skema është kjo, sipas prestigjiozes britanike: Pjesët e këpucëve bëhen gati në Itali, por procesi i qepjes dhe ngjitjes (ai që kërkon duar njeriu) kyhet në fasoneritë shqiptare apo rumune, pastaj këpucët e qepura dërgohen edhe një herë në Itali, ku marrin vulën “Made in Italy”, duke u shitur në këtë mënyrë dhjetëra fish më shtrenjtë se kostua, në dyqanet e Londrës. Bëhet fjalë për marka të njohura si, Zara, Lowa, Deichmann, Ara, Geox, Bata dhe Leder & Schuh AG, KKK Shoes etj.

Raporti përmend pagat e grave shqiptare që nuk i kalojnë 121 paund në muaj (rreth 20.000 lekë) me gjithë bonuset dhe kohën shtesë. Shfrytëzimi i tyre, del në pah kur përmendet në shkrim se një grua duhet të qepë 60 palë këpucë në një turn, ndrkohë që vlera e tyre në një dyqan në Londër kap një shifër që ajo as nuk e ëndërron. Situata nuk është më e mirë në Maqedoni, ku pagat janë pakëz më të larta, por kushtet po aq të rënda. Aktivistët në raportin e tyre kanë përmendur një numër markash të njohura këpucësh dhe dyqanesh ku këto marka mund të blihen me çmime tepër të larta, dhe theksojnë se ndërsa ky lloj shfrytëzimi ka qenë dikur tipik, vetëm për vende aziatike, tani në fakt, po ndodh edhe në Europën Lindore. Rreth 729 milionë palë këpucë prodhohen në Europë çdo vit, një pjesë e mirë e të cilave, nga këto manifaktura në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit./Syri.net