Gjermani, nis sezoni i “çmendurive”

34

Gjermania është zhytur në shpirtin e sezonit të çmendurive, duke filluar nga Këlni të shtunën, me një festë të përvitshme nëpër rrugë që shënon edhe fillimin e karnavaleve.
a pas orës 11, mijëra njerëz mblidhen për ti dhënë udhë festivalit, një ndër më të mëdhenjtë në të gjithë evropën.

Këlni është në qendër të festimeve të karnavaleve, e atje mbahen eventet më të mëdha dhe më të famshme, që tërheqin vizitorë nga i gjithë vendi.

 

“I ftohti…? Mund të ngrohemi duke pirë. 11 nëntori shënon fillimin e karnavaleve dhe për ne në këln, kjo është dicka speciale”, shprehet Lisa Marie Brand, pjesëmarrëse.

“Atmosfera është e ngrohtë…të gjithë janë në humor të mirë pavarësisht motit…kjo është e mrekullueshme”, tha Jannick Van Kerckhoven, pjesëmarrës.

Me përshëndetjen tradicionale të karnavaleve, Alaaf, njerëzit zhyten në festime, përfshirë edhe performanca komedish në skena dhe muzikë live.

Festivali fillimisht zgjaste një javë, më pas, kostumet pushojnë për periudhën e krishtlindjeve para se të vishen sërish në ditët e vitit të ri deri në atë që njihet si e mërkura e hirit./top-channel.tv