Gjendet i vdekur në shtëpi: Tragjedi familjare për futbollistin e njohur

63

Ylli i “Real Madritit”, Gareth Bale dhe familja e tij janë të shokuar nga ngjarja e rëndë që u ka ndodhur. Kunati i bashkëshortes së futbollistit, Alexander Williams është gjendur i vdekur në shtëpinë e prindërve të tij.

Bale dhe partnerja e tij Emma po planifikonin dasmën para se të merrnin vesh lajmin e rëndë.

Emma ka shkuar në Spanjë për të qetësuar motrën e cila sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë me Williams.

Policia ende po heton për vdekjen e 29-vjeçarit. Pak orë më vonë Gareth Bale është fotografuar shumë i mërzitur pas vdekjes së kunatit./xing.al