Gazetari flet hapur: “Ja si bëjnë evazion mediat shqiptare”

Gazetari flet hapur: “Ja si bëjnë evazion mediat shqiptare”

102
0
Shperndaje

media

Një gazetar i cili preferon të mbetet anonim, dhe që punon në një media mjaft të madhe në vend, ka derguar mesazhin e mëposhtëm ku tregon një panoramë të funksionimit në ralitet të mediave në Shqipëri. Ai ndër të tjera tregon se shumica e tyre bëjnë edhe evazion fiskal, madje shkelin dhe kodin e punës. Më poshtë rrëfimi i tij:

Habitem me propogandën e mediave për të bërë lajm për çdo gjë që ndodh. Sidomos kur shkelet e drejta e ndonjërit “vejnë kujën” e nuk hezitojnë të investigojnë dhe publikojnë sa më parë. Por të ndalemi njëhere, po mediat në Shqipëri a i trajtojnë njerëzit ashtu siç duhet??? Sigurisht qe JO. E para, nuk i paguajnë punonjësit rregullisht. Një televizion prestigjoz ua jep pagat njëherë në 6 muaj. Një tjetër publikun hallexhi që shkon çdo mbasdite për të mbushur sallën ka mbi 1 vit që se paguan dhe të shkretet shkojnë me shpresën se mos i marrin ndonjëherë lekët që u kanë. Shumica e televizioneve nuk i deklarojnë pagat e punonjësve tek sigurimet shoqërore dhe shëndetësore aq sa i paguajnë në të vërtetë, dmth i sigurojnë në bazë të pagës minimale 22,000 lekë dhe diferencën ua japin cash, duke shkelur të drejtat e tyre dhe sigurisht duke u shmangur “një çikë” nga pagesat e taksave në shtet. Etj. Etj.//Jetaoshqef