Françeska dhe Ermali fillojnë që të flasin me njëri-tjetrin, duke u munduar që të sqarohen me njëri-tjetrin për lidhjen që ka Ermali jashtë shtëpisë. “U mërzite ti?”, e pyet Ermali, ndërsa Françeska thotë se ai pretendon që ajo duhet ta kishte kuptuar vete. Françeska i thotë se e ka pyetur nëse ka lënë një njeri jashtë dhe ai i ka thënë se nuk ka lënë asnjë person jashtë, ndërsa gjatë tregimit të historisë tha se e dashura e tij e ka përcjelle deri në ditën që u fut në shtëpi. “Unë në momentin që u lidha me ty, nuk isha më i lidhur”, shprehet Ermali. Françeska i kërkon llogari se përse nuk ia ka treguar historinë që në fillim, por Ermali mundohet që t’i shmangë shpjegimet. “Kërkon që të më bësh për budallaçkë”, shprehet Françeska, ndërsa Ermali justifikohet duke thënë se nuk kishte se si t’ia thoshte. “I dashuri im nëse do të hynte këtu, nuk do të puthte të bijën e botës nëse do të më donte”, shprehet Françeska. Ermali thotë se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me Françeskën, kështu që ajo nuk ka pse të ndihet keq përballë të tjerëve. “Ke dalë shumë mirë me veten, faleminderit!”, ia kthen Françeska. Ai nuk e pranon se ka dashuruar ndonjëherë në jetën e tij. Ai thotë se e ka bërë atë rrëfim me një qëllim të caktuar dhe se të gjithë banorët kanë dashur që të përfitojnë. Ai i kërkon Françeskës që të jetë gati për t’u përballur me banorët sepse të gjithë do ta sulmojnë.
burimi:top-channel