FOTO/ Pas 20 vitesh, takon policin që e kishte shpëtuar nga mbytja...

FOTO/ Pas 20 vitesh, takon policin që e kishte shpëtuar nga mbytja në ujë

186
0
Shperndaje

pas-20-vitesh-befasoi-policin-qe-e-kishte-shpetuar-nga-mbytja-ne-uje-foto-2Sikur mos të ishte ky polic nga Ohio i Shteteve të Bashkuara, Christopher Jones sot nuk do të ishte i gjallë.

Gjatë verës së vitit 1997, James Poole e kishte shpëtuar një pesëvjeçar që po mbytej në pishinë, transmeton Telegrafi.

Që atëherë, djaloshi nuk e kishte harruar kurrë emrin e njeriut që ia shpëtoi jetën.

Me të hyrë në llogarinë e Njësisë Policore të Clombus, ai e gjeti policin dhe kërkoi të takohej me të.

Poole ishte ftuar në një sallë, që të takohej me disa zyrtarë nga vendet tjera, por ngjarja mori rrjedhë tjetër.

“Më mban mend? Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar gjatë vitit 1997”, e ka pyetur ai 43-vjeçarin me uniformë.

Ky i fundit nuk ka folur asgjë, por ka filluar të qajë dhe e ka shtrënguar fort 24-vjeçarin.

“Kurrë nuk do të mendoja, se dikush do të vinte për të më falenderuar pas kaq vitesh”, ka thënë polici, që i është gëzuar shumë këtij kujdesi.

Ata kanë folur gjatë për rastin, falë të cilit Jones është gjallë dhe shëndosh.