FOTO/ Nëse keni një telefon të tillë, duhet të bëni kujdes

FOTO/ Nëse keni një telefon të tillë, duhet të bëni kujdes

185
0
Shperndaje

sams

Pas rasteve me mbinxehjen dhe eksplodimin e baterisë tek smartfoni më i ri i Samsung – Galaxy Note 7, incidenti i radhës ka ndodhur të premtën në mëngjes dhe lajmi interesant është se nuk ishte një Galaxy Note 7, por një Galaxy Note 2.

Një Galaxy Note 2, i vitit 2012, ka shpërthyer në një avion të IndiGo derisa po fluturonte në Chennai nga Singapori dhe anëtarët e ekuipazhit e kanë fikur zjarrin.

Pas incidentit, autoritetet kanë njoftuar se të gjithë pronarët e smartfonëve “Note”, nga Samsung, të ndalin ata para se të udhëtojnë ose mos t’i kenë fare me vete.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil në Indi-i ka njoftuar pilotët që të mos lejojnë pasagjerët që kanë një Samsung “Note”, të udhëtojnë për shkak se paraqet rrezik të madh të shpërthimit.

Pas raportimeve për problemin e Galaxy Note 7, Samsung kishte tërhequr smartfonët nga tregu dhe kishte ndaluar shitjen e tyre – derisa pritet që prej datës 28 të rifillojë shitja përsëri.

Duke folur për mediat një zyrtarë i Samsung në Indi është shprehur se siguria e konsumatorit është në planin e parë të kompanisë.