FOTO /Mesazhi prekës. Njëri i verbër tjetri pa duar, dy shokët që...

FOTO /Mesazhi prekës. Njëri i verbër tjetri pa duar, dy shokët që plotësojnë njëri-tjetrin

137
0
Shperndaje

Arsyeja pse ecin kështu? Wenqi është i amputuar, pa krahë. Ai i humbi krahët e tij në fëmijëri, pasi preku një kabllo elektrike të tensionit të lartë. Pavarësisht se humbi krahët, Wenqi ende mund të bëjë shumë gjëra, me ndihmën e Haixia-së.

Haixia është i verbër. Ai ka lindur me një katarakt i cili ia dëmtoi syrin e majtë në fëmijëri, dhe në vitin 2000 ai humbi tërësisht shikimin e tij gjatë një aksidenti në punë.
Ai mbështetet në Wenqi-në për ta udhëzuar atë, kurse Haixia i ndihmon atij pasi ai është pa krahë. Kjo storje është mjaft prekëse. Tani Wenqi është krahët e Haixia-së, dhe Haixia është sytë e Wenqi-të.
Pavarësisht aftësive të tyre të kufizuara, këta dy shokë kanë formuar një lidhje të fortë mes vete. Pasi njohin njëri-tjetrin që nga fëmijëria, ata e quajnë njëri-tjetrin vëlla.

“Unë jam duart e tij, ai është sytë e mi”, thotë Haixia. “Ne jemi partnerë të mirë”, shton ai.

Edhe pse janë në këtë gjendje, ata kanë arritur diçka që shumica e njerëzve nuk do të mund ta bënin – qoftë nëse do të ishin me aftësi të kufizuara apo jo.

Përgjatë 13 viteve, ata kanë mbjellë më shumë se 13,000 pemë së bashku. Ata e kanë arritur këtë përmes besimit dhe shoqërisë së fortë që kanë.
Se si është dukur puna e tyre e përditshme, mund ta shihni në fotografitë më poshtë që GazetaExpress i sjellë për ju.

e965ea4f-0fc7-4c79-a39d-8c575532a76f-tablet

Picture 1 of 6

Shperndaje